Creating a Custom Event in Javascript
JavaScript is the popular programming language which powers web pages and web applications. This course will get you started coding in JavaScript.
Nëse po hyn për herë të parë në botën e Graphic Design, ose nëse vjen nga një fushë tjetër dhe dëshiron të mësosh bazat e dizajnit grafik, ky kurs Graphic Design: Getting Started është ndërtuar për ty.
Fillimisht, do të njohësh çfarë është graphic design, ku përdoret dhe si aplikohen aftësitë e dizajnit në fusha të ndryshme si branding, rrjete sociale, marketing, print dhe web.
Më pas, do të mësosh parimet bazë të dizajnit grafik, si ngjyrat, tipografia, kompozimi dhe hierarkia vizuale, të shoqëruara me shembuj praktikë dhe të kuptueshëm.
Në fund, do t’i vësh në praktikë njohuritë e fituara duke krijuar dizajne reale, si postime për rrjete sociale, materiale promovuese dhe elemente vizuale për biznese moderne.
Kur ta përfundosh këtë kurs, do të kesh aftësitë dhe njohuritë bazë të graphic design për të krijuar dizajne të thjeshta, për të ndërtuar identitet vizual dhe për të përmirësuar materialet grafike ekzistuese me besim dhe siguri.
Fitoni para duke bërë art! Graphic Design ju jep aftësi në fushat e ilustrimit, web design, aplikacioneve për smartphone dhe grafika. Graphic Design është arti dhe profesioni i komunikimit vizual. Gjatë kursit të Graphic Design do të mësoni të komunikoni dhe kombinoni ide për të informuar konsumatorët përmes formave fizike dhe atyre virtuale që përfshijnë imazhe, fjalë ose grafikë.
What you’ll learn
- Krijoni dhe modifikoni dizajne grafike duke perdorur mjetet kryesore te paketave Adobe Illustrator, Photoshop, InDesign.
- Aplikoni teknikat e kompozimit, ngjyrave dhe tipografisë për krijimin e dizajneve profesionale.
- Zhvillojë projekte kreative si logot, posterat, materialet e marketingut dhe dizajnet editoriale.
- Krijojë dizajne tërheqëse për print dhe media dixhitale.
- Harmonizojë ngjyrat, format dhe tipografinë në projektet e tij.
- Optimizojë materiale grafike për aplikime të ndryshme si publikime, faqe web dhe media sociale.
Internship
Për të gjithë pjesëmarrësit që kanë përfunduar me sukses Kursin:
Pas përfundimit të kursit, fitoni të drejtën për t’u përfshirë menjëherë në programin tonë të internship-it. Gjatë këtij programi, do të punoni në grup mbi një projekt real, duke u mentoruar nga stafi ynë me përvojë, duke ndjekur një strukturë pune bashkëpunuese dhe profesionale.
Për studentët, në ndjekje të universitetit, garantohet Praktika Mësimore dhe plotësimi i të gjitha dokumenteve të nevojshme nga institucioni juaj arsimor, duke respektuar afatet zyrtare dhe kërkesat përkatëse
Nëse keni nevojë për të zhvilluar praktikën mësimore të kërkuar nga universiteti apo departamenti juaj, ky internship mund të shërbejë edhe për këtë qëllim.
What's included
- 12 hours video
- Certificate
- 12 Article
- Watch Offline
- Lifetime access